Spahia akuzon mazhorancën për përdorim të gjuhës fyese!

Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Kuvend ngriti shqetësimin për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme nga ana e deputetëve të mazhorancës.

Ai akuzoi drejtpërdrejt se përfaqësues të shumicës parlamentare kanë përdorur termin fyes “lehin” në drejtim të deputetëve opozitarë, pa hasur në asnjë masë ndëshkimore nga drejtuesi i seancës.

“Kryetar, kam unë radhën. Dhe nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës, përfaqësuesit të mazhorancës, përdoren terma “lehin” për deputetët e opozitës.

U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri.

Ju lutem, duam paanësinë në drejtimin e seancës. Dhe jo të merren ato masa krejt qesharake për një deputet që nuk ka lëvizur nga karrigia e vet tek e fundit. Ndërkohë që këtej flasin ofendimet për opozitën dhe ju nuk ju bëjnë aspak përshtypje”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …