Sali BERISHA
As dje, as sot, dhe gjer në minutin e fundit të jetës sime, përveç atij që sheh gjithësinë, njeri tjetër mbi tokë nuk mund të vendosë censurë kundër Sali Berishës. Po ju, kujtoni se më censuroni mua fjalën?
Ju shpallni fyerje një përsëritje të deklaratës së një personi që unë iu drejtova me të nderuar këtu. Po si bëheni kështu, mor? Ju bëheni personazhe mjerane. Ju kërkoni të mbuloni me këtë një ligj, i cili i ve kazmën familjes shqiptare. Si do të shkoni ju tek fëmijët tuaj, që keni votuar, kur t’i çoni ata në kopësht dhe në qoftë se djali do të zgjedhë tollumbacin e verdhë të marrë hormonet për të ndryshuar gjininë.
Si do të paraqiteni ju tek familjet tuaja, kur ne kemi patur 1000 probleme, por kemi patur 1 familje e cila ka qenë mburoja më e fuqishme e këtij kombi ndaj çdo të keqeje që i ka ardh, ndaj të gjitha pushtimeve, nënat tona u rritën të pastër gjaku, dhe ne mbetëm këta që jemi.
Kjo familje mbrojti shqiptarët nga një katastrofë e tmerrshme që u krijua pas daljes nga diktatura. Qindra e mijëra prej tyre rendën në vende të ndryshme duke ndarë kafshatën me shqiptarët këtu, dhe ju na dilni tani dhe predikoni këtu identitetet me diversitet të madh gjinor. Predikoni këtu, standarde që nuk i ka asnjë vend i BE.
A doni ju, urdhëroni të miratojmë ligjin e gjendjes civile dhe ne të pranojmë të sanksiononi gjininë binare, burrë-grua, mashkull-femër, siç e ka Kushtetuta.
Mos u bëni naiv!
Po aty ku thuhet, përkatësi e shumëfishtë, aty e shumëzon me 2, 3, 5 e kush e merr vesh se sa gjininë. Aty ku thuhet, diversitete të shumta, aty e çon në pafundësi, aty shndërrohesh në eksperiment, futje në eksperiment për dekonfigurimin e plotë të shoqërisë shqiptare. A keni parë ndonjëherë para këtij parlamenti të vijnë komunitetet fetare? Kurrë!
Po pse erdhën?
Sepse po kërkojnë të shtetëzojnë përsëri. Ju mund ta votoni, përsëri. Se ju doni ta mbuloni në këtë mënyrë dhe pastaj, kërkoni të përdorni censurën.
O, të mjerë! Ata që kanë kërkuar shpëtim te censura kanë marrë atë që meritojnë në histori.
Pra, ju të përmbysni Kushtetutën sot, e cila thotë se rendi juridik i këtij vendi bazohet mbi binaritetin mashkullin dhe femër, burrin dhe gruan, kodin e familjes. Në asnjë direktivë europiane nuk ekziston përkatësia e shumëfishtë, nuk ekziston identiteti me spektër të gjerë, jo!
Ekziston anti-diskriminimi? Absolutisht, po! Dhe jemi kundër çdo forme diskriminimi.
Të gjitha direktivat e Komisionit Europian që ju keni cituar në relacion, merrni lexoni. Asnjëra prej tyre nuk flet për identitet me diversitet gjinor me spektër të gjerë. Nuk flet asnjëra për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Që të gjitha papërjashtim bëjnë fjalë për gjininë binare dhe mosdiskriminim.
Si ka mundësi të transfiguroheni në këtë mënyrë mor. Tani u ka dalë dhe skandali, dhe mendoni se do mbuloni skandalin! Jo, mor jo, ky është fillmi. Ky është skandali i 90 mln eurove të Tunelit të Llogarasë. Ky është fillimi.
Gazeta RD