77 kartona votuan kundër Bibles dhe Kuranit duke shitur shpirtin e tyre

Akil PANO
Çmimi i tradhëtisë së 77 kartonave.
Sekti votoi kundër interesave më të lartë të familjes, Shqiptarëve, Shqipërisë.
Mes tyre, të krishterët dhe muslimanët votuan kundër Biblës dhe Kuranit. Dishepujt dhe një herë treguan që kulti i tyre më i lartë është pushteti. Çdo gjë veç Zotit.
Si do të dilni sot përpara babait dhe nënës, gruas dhe fëmijëve tuaj o të paudhë. Ju që me ngritjen e kartonit mohuat ata që ju rritën dhe dënuat ata që quani të ardhmen tuaj.
Ofruat bijtë tuaj si olokaust në zjarr, mbi altarët e Baalit dhe Molekut në këmbim të pushtetit.
Sektarë të paditur, të kapur nga një botë instiktesh, të verbër që ndiqni qorrazi udhën e gjerë që ju çon në shkatërrim. Shitët shpirtin e kombit për 30 monedha argjendi pa menduar që ky është çmimi që i vendosët shpirtit tuaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja e IKMT

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …