Rama “fryn” administratën publike, punëson edhe 1 mijë e 838 patronazhistë

Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore.

Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore.

Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore.

Por cilët janë institucionet me më shumë dhe më pak punonjës?

Sipas të dhënave të projektbuxhetit tre instutucionet që listojnë më shumë punonjës është Ministria e Arsimit me 30883 punonjës, Ministria e Punëve të Brendshme 15791 punonjës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka gjithsej 9299 punonjës.

Ndërkohë, institucionet më me pak punonjës janë Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 6 punonjës, Komiteti Shtetëror i Kulteve 10 punonjës si dhe Qëndra Kombëtare e Kinematografisë 13 punonjës. /Scan.al

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ashtu siç Jua kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të …