Votimet si vaki e Partisë-Shtet/ Qytetarët bojkotojnë farsën elektorale të Ramës

Qytetarët kanë bojkotuar masivisht votimet në 5 bashki duke rregjistruar pjesëmarrjen më të ulët historike në proceset zgjedhore. Qytetarët kanë refuzar që të bëhen pjesë e farsave elektorale të regjimit që nuk lejon votën e lirë ndaj ata i kanë braktisur votimet e sotme. Kur zgjedhjet e lira nuk lejohen dhe kur raportet ndërkombëtare si ai i OSBE/ODIHR e theksojnë këtë duke deklaruar se nuk ka votime të barabarta në Shqipëri dhe votat b;ihen nga Partia-Shtet qytetarët e humbasin interesin për tu bërë pjesë e këtyre farsave elektorale. Pjesmarrja në votimet e sotme ka qenë e ngjashme me ato të një vakie. Një ndeshkim popullor regjimit me bojkot të farsave të tij elektorale. 

Pjesmarrja

Procesi i votimit është mbyllur në të paktën 5 bashkitë e vendit. Pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 19.98%,
Vlorë -12.54 %,
Cërrik – 25.00%,
Mat -39.36%
Tepelenë – 34.63%

Të dhënat e KQZ

 

Ora 18:00: Pjesëmarrja në 5 bashki: 18.72 % 

Bashkia Vlorë 12.54%

Raportuar 173 nga 231 QV në total

Votuar 16,205 nga 129,194 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Bashkia Berat 19.98%

Raportuar 87 nga 116 QV në total

Votuar 12,297 nga 61,541 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Bashkia Cërrik 25%

Raportuar 47 nga 57 QV në total

Votuar 7,954 nga 31,817 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Bashkia Mat 39.36%

Raportuar 32 nga 47 QV në total

Votuar 7,752 nga 19,697 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Bashkia Tepelenë 34.63%

Raportuar 13 nga 21 QV në total

Votuar 2,488 nga 7,184 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

About Krye Redaktor

Check Also

Aksioni i Antimafias dhe BKH/ I kapen miliona euro motrës së Tao-s në zyrat tek kulla

Mbrëmjen e sotme, mediat raportuan gjerësisht për një operacion të gjerë të zhvilluar nga SPAK …