Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë Rama-Balluku

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një aksioni politik që synon largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Berisha sqaroi se platforma do të ketë karakter simbolik dhe do të shërbejë si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ai theksoi se vendosja e saj përpara Kryeministrisë nuk është rastësore, pasi aty ndodhen si zyra e kryeministrit, ashtu edhe ajo e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës, duke i cilësuar ata si përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive në vend.

Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?

Sali Berisha: Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime.
Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar.
Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?

Sali Berisha: Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

Pyetje: Një datë për protestën?

Sali Berisha: Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja e IKMT

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …