Frika e regjimit/ Arrestohet protestuesi i Pogradecit

Protestuesi i Pogradec që u përlesh me anëtarin e Këshillit Bashkiak të qeverisë u arrestua pse protestoi në mbrojtje të pronës.

Reagimi i menjëhershëm i regjimit ndaj protestuesit të Pogradecit tregon në të vërtetë frikën që regjimi ka ndaj protestuesve ndaj po kërkojnë të mbysin cdo zë proteste.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

About Krye Redaktor

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …