Atentati në Rinas/ Berisha: Vrasësit i panë të gjithë përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me atentatin e regjistruar një ditë më parë në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Mustafa Shaljani, punonjës i AMP-së.

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha ka ndarë pamjet nga atentati teksa shkruan se vrasësit tashmë i kanë parë të gjithë përveç policisë e cila sipas tij ka mbyllur sytë përballë ngjarjes.

“Vrasësit i panë të gjithë përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska”, shkruan Berisha në Facebook duke ngritur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm të policisë me vrasësit e Gilmando Danit, nisur nga fakti se autorët janë parë me uniforma të ngjashme me ato të forcave të rendit.

Postimi

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …