Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se, Shqipëria ndodhet në një realitet politik të paprecedentë, ku sipas tij “krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”.

Berisha theksoi po ashtu se, situata nuk krahasohet me asnjë moment të mëparshëm politik dhe se opozita nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç protestës së vazhdueshme, për të rikthyer votën e lirë dhe përballjen me qeverinë.

“Se çfarë duhet të bëjmë, sigurisht është një pyetje shumë e drejtë dhe kryesore. Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, mendoj se çdo opozitar duhet të analizojë, realitetin ekzistues sot dhe të bindet se, çdo krahasim me realitete të mëparshme, 2006-2009-2012 e me radhë është absolutisht i paqëndrueshëm.

Do të jap 2-3 shembuj se pse unë theksoj që në analizën tonë dhe në përgjigje të kësaj pyetje kapitale që shtron ti, ne pyetjen përgjigjen duhet ta nxjerrim nga realiteti në të cilin jetojmë.

Në 2009 zgjedhjet u mbikëqyrën nga një armike e hapur ndaj Sali Berishës që quhet, Odri Glover që është shpallur nga unë ‘non grata’ në vitin 1996. Për ti rënë shkurt, raporti që misionet e përbashkëta të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian që firmosën për ato zgjedhje, thoshte; se zgjedhjet plotësuan kriteret kryesore ndërkombëtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Së dyti; 4 muaj para atyre zgjedhjeve unë nxora një vendim qeverie me të cilin daklaroja në mënyrë të prerë në përdorimin në mënyrë kategorike të burimeve të panumërta të administratës në funksion të zgjedhjeve dhe interes të PD-së. Duke filluar nga vetja ime, në fushatë mora një makinë me qira nga PD.

Po kjo zonjë, në raportin e saj konkludoj se; kryeministri i vendit për të parandaluar përdorimin e burimeve të administratës në zgjedhje lëshoi një vendim të detajuar dhe e zbatoi pikë për pikë atë vendim.

Pse unë ua rikujtova këto. Sepse është krejtësisht tjetër situata. Në kushtet e një pluralizmi që funksion dhe që bën të mundur rotacionin. Në kushtet e një pluralizmi të shtypur, që nuk lejon rotacionin, që burgos krerët e opozitës, që përdor të gjitha burimet e gjithanshme të shtetit në emër të partisë shtet që të marrë zgjedhjet, që përdor bandat për të kontrolluar votat, përdor administratën për të kontrolluar votat. Pra jemi në një realitet, për ta përmbledhur në një fjalë që deklaroi një nga europarlamentarët më të njohur në Bruksel, Michael Gahler; në Shqipëri tha, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

Tani vij tek pyetja juaj, ka vetëm një përgjigje; të ngrihemi në protesta, protesta dhe vetëm protesta. Përndryshe farsa e ardhshme elektorale nuk do të jetë me 52%, Edi Rama por do të jetë me 62-68 %. Nëse bindemi për realitetin që është, atëherë ne nuk kemi një rrugë të dytë, nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të ngrihemi me guximin, të gjithë ata që duan një votë të lirë dhe të përballemi me këtë qeveri, gjersa të rikthejmë votën e lirë ndaj shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …