Berisha: Narkoregjimi rrëzohet vetëm me protesta siç u rrëzua në Nepal, Banglash apo Madagaskar

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të prerë për protesta masive, duke deklaruar se “narkoregjimi” në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm përmes revoltës qytetare, ashtu siç, sipas tij, kanë rënë regjime autoritare në vende si Nepali, Bangladeshi apo Madagaskari.

“Një narkoregjim rrëzohet vetëm me protesta siç u rrëzua në Nepal që nuk ishte narkoregjim, por që ishte diktaturë autoritare, që e pranonte pluralizmin, por shtypte pluralizmin.

Siç u rrëzua në Bangladesh një diktaturë autokratike që e pranonte pluralizmin, por e shtypte atë.

Siç u rrëzua në Bangladesh dhe siç u rrëzuan në një seri vendesh.

Pra, protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Të tjerat janë absolutisht iluzione”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar

Reagimi i Partisë Demokratike Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Sonte Edi …