Berisha: Rama më konsideron si të keqen më të madhe sepse unë denoncoj hapur narkoshtetin e tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Kryeministri Edi Rama e konsideron atë “të keqen më të madhe” për shkak të denoncimeve të tij të hapura ndaj asaj që Berisha e quan “narkoshteti i Ramës”.

Berisha theksoi se qëndrimi i tij nuk bazohet në opinion personal, por mbështetet mbi dokumente dhe fakte ndërkombëtare, dhe u ndan me shqiptarët shqetësimin për ndikimet e jashtme dhe shkatërrimin e supozuar të demokracisë dhe interesave kombëtare.

“Në fakt, më ka nderuar me këtë sepse Rama dhe altoparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtarë më konsiderojnë mua të tillë, vetëm për një fakt, se unë mbroj interesat e qytetarëve.

I nderuar zotëri, ju duhet të dini që sot ndaj Sali Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj me dokumente dhe fakte tezën se Shqipëria është një narkoshtet.

Mirëpo këtë, Edi Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë qëndrim timin.

Unë u them ju se ky përkufizim që unë i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por këtë e kanë bërë me dhjetëra e dhjetëra gazetarë dhe analistë ndërkombëtarë.

Dhe së fundmi e quajtën Noriega e Europës.

Por Edi Rama paguan dhe ka mbrapa përsëri makinerinë monstruoze të Xhorxh Sorosit dhe Aleksis Sorosit që vazhdojnë betejën në mënyrën më të vendosur kundër demokracisë në Shqipëri dhe në mbështetje të narkodiktatorit Edi Rama dhe luftë kundër Sali Berishës dhe opozitës.

Ndaj dhe unë jam jo vetëm për Ramën, por për mjaft të tjerë, e keqja më e madhe sepse e mirë është droga.

I mirë është krimi.

I mirë për ta është spastrimi etnik i Shqipërisë.

A keni dëgjuar ndonjë nga këta të shprehë këtë gjë me kaq trishtim?

Po, Michael Martens, gazetari i famshëm gjerman, pikërisht për këtë e quajti Edi Ramën si kryeministri më i mirë i Serbisë.

Por të tjerë nuk i dëgjon sepse ky po shkatërron kombin shqiptar, po e shkreton.

Ndaj dhe e kam për nder atë që Edi Rama thotë, edhe miqtë e tij për mua”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çmimet janë rritur, nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!

Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së …