CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tuneli i Lllogarasë jo vetëm aferë korruptive, por edhe rrezik për e jetën e qytetarëve

Nga Petrit VASILI

Në korrik 2024, Rama inauguroi dhe hapi për lëvizjen e makinave dhe qytetarëve tunelin e pambaruar të Llogarasë. Por kush garantoi për sigurinë e tunelit?

Komunikimet mes supervizorit grek Kirkinezis dhe drejtorit të ARRSH, Berberi, janë tronditëse. Ja çfarë shkruan Kirkinezis:

“Evis… kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një ‘vrimë’, por një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare, duke respektuar ABSOLUTISHT çështjet e SIGURISË…”

Në nëntor 2022, kur inxhinieri grek raportonte shkelje alarmante të sigurisë, konstatohej se kontraktori po hidhte “beton pa çelik, jo të përforcuar”.

“Propozimi i ri i kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima”, shkruante më tej supervizori grek.

Në dritën e këtyre fakteve shokuese, një gjë është e qartë: që në momentin e hapjes, në korrik 2024, tuneli ishte totalisht i pasigurt në çdo aspekt — që nga siguria e jetës, ventilimi, cilësia e ndërtimit, mbrojtja ndaj zjarrit etj.

Pra, jeta e qytetarëve u vunë në rrezik të madh vetëm për hir të propagandës së Ramës dhe në funksion të aferës shumë milionëshe që përfaqëson tuneli i Llogarasë.

Kjo ngjarje përbën një krim të vërtetë ndaj jetës së qytetarëve, që është vënë në rrezik me ndërgjegje të plotë nga Rama dhe qeveria.

SPAK e ka para syve një krim të tillë, por ende nuk e ka thirrur Ramën për t’u përgjigjur.
SPAK nuk mund t’i shmanget më hetimit për këtë krim, që përbën një rrezik shumë serioz për jetën e qytetarëve në tunelin e Llogarasë.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …