Nga Alba KEPI
Sot, nga armët e betonit dhe anti–historisë, nga pabesia dhe diabolizmi që me para krimi blejnë status social, politik e partiak. Një pushtim i mbushur me barut paligjshmërie dhe krimi.
Dhe dje nga diktatura e një regjimi antishqiptar.
S’di kush ishte më i rrezikshëm: ai i djeshmi apo ky i sotmi?
Di se si sot dhe dje, ky qytet dhe e gjithë Shqipëria janë shqyer e po shqyhen në emër të “popullit” dhe xhepave të horrave.
“Diktatori Enver Hoxha në nëntor 1944, hyri në Tiranë “i veshur me një uniformë të re, me një rrip mesi Sam Browne, me një kapele të stolisur me yll të kuq. Kishte dorashka. Këpucët i shkëlqenin… Rreth 30–40 mijë njerëz prisnin të fliste. Për shumicën, ai nuk ishte veçse një njeri i çuditshëm. Njerëzit nuk e dinin kush ishte,” — shkruan gazetari amerikan Peter Lucas.
Ndërsa Tom Stefani, shefi i misionit amerikan, i pranishëm në paradën para Hotel Dajtit, informonte me radio Fulcin se, megjithëse parada ishte “madhështore”, populli ishte më pak se entuziast:
“Dukej sikur populli ishte i shushatur. Brohoritjet që dëgjoja tingëllonin gati të imponuara. Nuk ishte ai entuziazmi i papërmbajtur i jugut.”
Kjo ishte Tirana e 17 nëntorit 1944, me rrugë të gjakosura nga kriminelët e kuq që, të urdhëruar nga E.H., masakruan e vranë nacionalistët, patriotët, mendimtarët e lirë dhe elitën intelektuale të qytetit.
Tirana u çlirua falë luftës së nacionalistëve të vërtetë e më pas u pushtua nga një ushtri më vrastare dhe më antikombëtare: regjimi diktatorial komunist.
Për banorët autoktonë dhe ata që jetuan në Tiranën e ’44-s e më pas, ajo ditë shënoi fillimin e një epoke antikombëtare, kriminale dhe vëllavrasëse.
Aty nisi antidemokracia.
S’ka asgjë për të festuar pa dënuar krimet e komunizmit dhe kriminelët e diktaturës!
Mbi masakrën e Tiranës 28 tetor-16 nëntor 1944 libri i Bedri Alimehmeti është një vlerë historike l.
Qyteti është nën pushtim!

Mbi masakrën e Tiranës 28 tetor-16 nëntor 1944 libri i Bedri Alimehmeti është një vlerë historike!

Gazeta RD