Berisha: Kjo foltore themelon lëvizjen e fuqishme që do t’i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbyllje të protestës tha se, kjo foltore nuk ndalet, ajo themelon lëvizjen e fuqishme që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton.

“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Kjo është foltore themelore.

Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.

Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.

Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.

Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.

Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …