Shqipëria gjen kundërshtarin e ri për miqësoren e qershorit

Kombëtarja shqiptare do ta luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore, njofton FSHF-ja.

Po në qershor Shqipëria do të luajë më 6 qershor me Islandën në udhëtim dhe më 10 qershor me Izraelin në shtëpi, që të dyja sfida të vlefshme për Nations League.

Kjo do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Estonia do të përballen në një ndeshje futbolli.

Në të kaluarën të dy përfaqësueset janë ndeshur tre herë me njëra-tjetrën, në të tre rastet për ndeshje miqësore.

Sfida e parë Shqipëri-Estoni është luajtur më 15 nëntor 2003 në Tiranë dhe u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 2-0.

Golat u shënuan nga Adrian Aliaj dhe Alban Bushi.

Përballja e dytë është ajo e 28 prillit e luajtur në Talin të Estonisë dhe përfundoi në barazim 1-1. Goli për Shqipërinë u shënua nga Adrian Aliaj.

Ndërsa sfida e tretë Estoni-Shqipëri është zhvilluar më 14 nëntor 2009 dhe ka përfunduar në barazim 0-0. Edhe kjo miqësore u luajt po në Talin.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply