Berisha: Krahas foltores parlamentaro-qytetare do të jetë edhe foltorja ime me demokratët!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, krahas foltores parlamentaro-qytetare do të jetë edhe foltorja ime me demokratët!
“Do ketë një rikthim të Foltores 1.
Unë e thashë, krahas kësaj do vazhdoj takimet.
Nëpër Shqipëri tani. Po, do shkoj patjetër.
Pra kjo do jetë foltorja parlamentaro-qytetare, do të jetë foltorja ime me demokratët dhe mbështetësit.
Ne këto kemi.
Tani kemi një përkushtim total.
Unë ftoj çdo demokrat të shprehë mendimin lirshëm. Ne jemi parti e mendimit të lirë. Alimehmeti dhe jo vetëm ai, por çdo demokrat, është i ftuar të shprehë mendimin e tij. Por foltorja është konsultuara përpara…
Sigurisht ka qenë propozim i im. Sigurisht janë konsultuar drejtues të PD, dhe është instaluar si kryetari i ka disa të drejta. Edhe sikur i imi të ishte, ajo nuk ishte një gjë e gabuar. Por është konsultuar.
Jo mbase kaq gjerë, por është konsultuar dhe është një aktivitet që do të vazhdojë. Secili që do të qartësohet për qëllimin e saj, do ta pëlqejë edhe më shumë…
…Tani nëse Erion Veliaj është në burg, Edi Rama dhe Lubi Balluku duhet të jenë 10-herë para tij në burg. Ai ka vjedhur, ka vjedhur shumë, nuk ka vjedhur pak.
Por ta krahasosh me miliardat që ka administruar, 12 miliardë euro ka administruar Lubia dhe e pe si i administronte, me SMS. Ky palloshi, ai kështu, tjetri me radhë dhe ky ishte administrimi i 12 miliardë eurove.
Është kapur në flagrancë.
Ndaj dhe, a do i falin shqiptarët ata? Kurrë, shqiptarët nuk ua falin. Qëllimi i asaj foltoreje, një nga qëllimet është pikërisht dhe sensibilizimi i shqiptarëve para këtij realiteti shkatërrimtar për jetën e tyre, për vendin e tyre. Kjo është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …