Deputeti i PD merret në pyetje dy orë në SPAK për aferën e Ramës/ Rama asnjë minut!

Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga ligjvënësit demokratë, ndërkohe që Rama nuk është pyetur asnjëherë për këtë afere. Ky është absurdi më i madh i SPAK. 

Bylykbashi u shpreh se ishte ne SPAK në cilësinë e një prej kallëzuesve në lidhje me atë që ai e quajti “afera e Eco Parkut në Durrës”.

Ndërsa i pyetur nëse ka marrë thirrje nga SPAK për dosjen e 21 janarit, si pjese e kabinetit të Sali Berishës në atë kohë, Bylykbashi tha: “Jo nuk kam ftesë të tillë”.

Oerd Bylykbashi: Unë sot isha në cilësinë e një prej kallëzuesve të deputetëve të PD, në lidhje me aferën e Eco Parkut. Është një kallëzim i bërë në mars 2024 dhe që është bashkuar dhe me një procedim që ka nisur kryesisht nga SPAK. Unë jam një nga kallëzuesit. Një kallëzim i bazuar ne hetimet e ekspertëve anti korrupsion dhe ligjor të PD.

Kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.

About Krye Redaktor

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …