Përmbytjet në Kurbin, deputetët e PD pranë banorëve: Qytetarët janë braktisur, duhet ndërhyrje urgjente!

Deputetët e PD, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore.

Sipas deputetëve, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha.

Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019.

Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara, ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm.

Deputeti Gjin Gjoni kritikoi propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në 2.5%, duke e cilësuar të papranueshëm për një sektor kyç që siguron jetesën e mijëra familjeve në zonat rurale.

Deputetët i bënë thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror të ndërhyjnë me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i PS: Pse Rama ka marrë ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë…

Ish-ministri Arben Malaj ka folur për zhvillimet e fundit politike, situatën e brendshme në Partinë …