Kosova barazon me Zvicrën dhe shkon drejt Botërorit

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos në pjesën e dytë.

Pas disa aksioneve të njëpasnjëshme dhe presionit të vazhdueshëm në gjysmëfushën zvicerane, erdhi edhe momenti i artë i barazimit.

Topi qarkulloi me qetësi në mesfushë, derisa përfundoi te Muslija, i cili u fut pranë zonës me vendosmëri. Ai krijoi hapësirën e duhur dhe lëshoi një goditje fantastike, të pakapshme për portierin Kobel, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke e çuar stadiumin në delir.

Një perlë e vërtetë teknike, që e vendosi ndeshjen në ekuilibër dhe shpërbleu lojën e guximshme të Kosovës në pjesën e dytë.

Më herët, në fillim të fraksionit të dytë, Zvicra kishte kaluar në epërsi përmes Ruben Vargas, i cili shfrytëzoi një moment të pakujdesisë në mbrojtjen dardane. Por reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm.

Tani, me rezultatin 1-1 dhe me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, Kosova do të kërkojë fitoren deri në sekondën e fundit. Atmosfera është elektrizuese dhe dardanët duken më të motivuar se kurrë.

About Krye Redaktor

Check Also

Një kryeministër që bën show për të shpëtuar nga pengmarrja!

Nga Gazment BARDHI Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që …