Mjerimi i suksesit të Belindës!

Nga Irena BEQIRAJ

Teksa dëgjova disa sekuenca nga recitimi i zv/Kryeministres në Kuvend , dallova tragjedinë e veçantë edhe të padukshme që përjetohet vetëm në zyrat të larta, edhe në ekranet ndriçuese: tragjedinë e një njeriu të suksesshëm por të mjerë.

Belinda që mori gjithçka për të cilën lutej, punën e ëndrrave, titullin, përfitimet, duartrokitjet,  dukej si një guaskë e zbrazët që ecën nëpër një sukses që duket perfekt vetëm në fjalët e recitimin e saj.

Gruas që buzëqesh nëpër foto, shtrëngon duart nëpër konferenca , që i këndohet nëpër inaugurime, suksesin nuk ‘ja falkërkan’ edhe fitoret i paskërka kaq të rënda.

Brezi im, të rritur midis dy epokash, diku gjatë rrugës, disa nga ne gabimisht mësuan të barazonin produktivitetin me qëllimin dhe dukshmërinë me vlerën. Nxituan drejt arritjeve të rëndësishme sepse të gjithë të tjerët po vraponin, duke supozuar se vija e binishit do të sillte përmbushjen.

Në një botë të fiksuar pas idesë ‘çfarë vjen më pas’, rrallë pyesin ‘çfarë ka rëndësi?’

Ndërtuan CV-të, jo jetën; synuan lartësinë duke humbur themelet; Grumbulluan kredenciale, por harruan të kultivojnë kujdesin .

Por suksesit në pushtet ka një veçori që askush nuk e përmend: ngritja në detyrë, lëvdatat, fitimi, duartrokitjet, vijnë duke humbur sovranitetin, lirinë, apo duke humbur paqen nga skeletet e grumbulluara në dollap

Suksesi në pushtet është i zhurmshëm, matet, krahasohet dhe gjykohet, por jam e sigurt që suksesi i Belindës, (edhe i askujt në qeveri) nuk shqetëson edhe nuk zileps askënd as në atë sallë edhe as jashtë saj.

Sepse suksesi nuk është një vijë finish-i; suksesi është një pasqyrë. Ai reflekton atë që je bërë gjatë rrugës, dhe për Zv/Kryeministren (me çështjet e hapura në SPAK), ky reflektim është i pakëndshëm.

Jeta është e tillë! Një ditë, duartrokitjet zbehen, titujt bihen dhe momentet historike turbullohen në kujtesë.

Ndaj suksesi nuk u përket atyre që janë shumë të njohur , por atyre që janë të denjë për t’u njohur.’

About Redaksia

Check Also

Jo mor zoti Burrec…!

Nga Iva V.GRILLO Me frymēn që i merrej nga frika dhe nervozizmi për lakun që …