Suksese që nuk shihen dhe sharlatanë që nuk fshihen të mejhane-qeverisë!

Nga Petrit VASILI

Ngahera sharlatanët dhe të paditurit kanë pasur si strehë të tyre mejhanet dhe pijetoret, ku mes njëri-tjetrit janë ndjerë rehat.

I janë ruajtur syrit të njerëzisë sepse do të përbuzeshin për pacipësinë dhe hajvanllëkun e tyre të pamasë.

Por në Shqipëri, për “meritë” të Ramës, sharlatanët dhe të paditurit kanë braktisur mejhanet dhe janë strehuar masivisht në qeveri.

Mejhane-qeveria është tashmë ajo që ka në duar miliarda euro të djersës së taksave të shqiptarëve.

Mejhanexhinjtë e qeverisë i janë vërsulur televizioneve, Instagramit, Facebookut, TikTok-ut e ç’t’u dalë përpara dhe këpusin dokrra pa pushim për “suksese” që as shihen dhe as ekzistojnë.

Sharlatanët e mejhane-qeverisë u kanë futur thonjtë foltores së parlamentit dhe ulërijnë në kupë të qiellit për sukses-shkatërrimet e tyre.

Ashtu si në mejhane, gënjejnë pa fund, megjithëse janë aq të paaftë, zaten si çdo sharlatan, sa as paratë e buxhetit nuk i përdorin dot, sepse ose duhet t’i vjedhin ose do t’i çojnë dëm.

Çdo lloj sharlatani deputet, me një padije që ia kalon edhe maceve e qenve që njerëzit mbajnë nëpër shtëpitë e tyre, këput drunj nga goja me një injorancë që tremb edhe më të pashkollin.

Shqipëria është nën sulmin më të egër që sharlatanizmi dhe injoranca ka ndërmarrë ndonjëherë.

“Sukseset” e këtij sulmi janë impresionuese sepse demokracia e injorancës më të thellë po sundon egërsisht dhe po kalb indin social të Shqipërisë.

Të diturit dhe të lexuarit ndihen më të trembur dhe të pambrojtur se kurrë përballë hordhive të injorantëve me pushtet.

Të arsyeshmit dhe të logjikshmit ndodhen përballë mejhane-qeverisë të sulmuar dhe të dhunuar.

Mejhane-qeveria marshon dhe injoranca mbretëron, ndërkohë që Shqipëria lëngon nën thundrën e tyre.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama kërcënon me vdekje prokurorin e Ballukut

Sali  Berisha Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt …