Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re përsa i përket zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza është dy herë për shkelje të barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka pezulluar ditën e sotme nga detyra Belinda Ballukun, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit.
Gjithashtu gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e Ballukut, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilën janë lënë në “arrest shtëpie”.
Gazeta RD