Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi” pasi u more e pandehur për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë.
Pasi SPAK ngriti akuzë të re ndaj saj për lotin 4 të Unazës së Madhe, Balluku u fotografua pak momente më parë teksa hynte në Kryeministri.
Nuk dihet ende nëse ajo është thirrur nga kryeministri Rama për të diskutuar për zhvillimet e fundit që e implikojnë atë në 2 afera.

Gazeta RD