Vendimi për Ballukun, Pollo: Thelbi është përgjegjësia politike e Edi Ramës dhe heshtja në PS

Ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Pollo thekson se debati mbi ligjshmërinë e vendimit të GjKKO-së po e zbeh vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme: përgjegjësia morale dhe politike e kryeministrit Edi Rama dhe heshtja brenda Partisë Socialiste për akuzat që dalin nga dosja hetimore ndaj Ballukut.

Reagim i Genc Pollos

Ligjshmëria e vendimit të GjKKO që pezulloi Ballukun është një debat që largon vëmendjen nga Çështjet e Mëdha:

Që janë:

Pse nuk ka dhënë dorëheqjen Balluku këto tre javë mbasi është marrë e pandehur dhe kanë dalë lakrat sheshit (nga dosja hetimore)?

Pse nuk flet askush në PS, përfshi edhe deputetët ‘e virtytshëm’, për bëmat e dosjes të cilat janë interes publik e jo vetëm objekt penal?

Pse nuk i kërkojnë sqarime publike ministres (paralel me mbrojtjen ligjore) për të ‘rivendosur besimin e tronditur’?

Pse nuk i kërkojnë dorëheqje siç lipset?

Pse, në mungesë të këtyre hapave nga Balluku, nuk procedojnë me përjashtimin nga grupi parlamentar e nga partia?

Pse nuk i bën këto gjëra vetë kryetari i partisë e kryeministri Edi Rama.

Kjo e fundit është pyetja strumbullar!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …