Zv/kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku është rikthyer sërish në ambjentet e GJKKO-së, pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë.
Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë të pandehur ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Seanca e sotme parashikon marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
Krahas motrës së Ballukut, Pamela Qirko, në mbrojtje është dhe avokati Ardian Kalia.
Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gazeta RD