Përgjimet/ Berberi: “Turkut i vdiq nëna”! Balluku: “Ditën që do firmosë! Pse gjallë e ka nënën ai”…

Teksa kompania turku u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit, dy zyrtarët e lartë, Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Evis Berberi  në cilësinë e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, prisnin në Tiranë pronarin turk për firmosjen e kontratës mes dy palëve.

Sipas mesazheve të siguruar nga gazetari Elton Qyno, turku nuk ka mbëritur në Tiranë në afatin e parashikuar për shkak se kishte nenën sëmurë në intubim.

Berberi i shkruar Belindës se plaku ka të ëmën sëmurë dhe mund të shtyhet takimi. Ndërsa Belinda ia kthen duke i shkruar: …akoma gjallë e ka ai…”.

Më tej situata në dosjen hetimore paraqitet në këtë formë si me poshtë vijon:

Me shkresën nr. 4061/10 prot., datë 20.10.2021, të autoritetit kontraktor, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë Interkar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti. Joint Venture, është kërkuar paraqitja e sigurimit të kontratës brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Me shkresën nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është autorizuar Autoriteti Rrugor Shqiptar që të vlerësojë dhe të negociojë kontratën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), si dhe shtetasi Evis Berberi, me cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që të nënshkruajë kontratën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). në emër dhe për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.

Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser, Pse gjalle e ka nenen ai?”.

Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.

Në orën 16:53, Evis Berberi: “I vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.

Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.

Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper Kur do ta bejne kompanine”.

Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e asl dhe do e regjisto Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne shqiperi Qe ta firmose te henen”.

Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.

Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR ASL”, me nr NIPT, M173232025./ Enton Qyno 

About Redaksia

Check Also

Unaza e Madhe/ Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër, Bardhi: Kështu i ndante tenderat Balluku

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar pjesë nga dosja ‘Balluku’, ku …