Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë në krah të Belinda Ballukut. Kjo e fundit gjatë debatit 7 orësh me Edi Ramën në kryeministri, ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj: ‘Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë.
Berisha shkruan se, lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).
Postimi
Breaking News!
Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!
Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: ‘Më jep ko se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim’.
Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).
Pyetja është: A ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar?
A do përdorë këtë shantazh dhe për Belën?
Gazeta RD