Ish-Kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe te problematikat që ka sjellë për shqiptarët reforma të drejtësi, e cila u vendos tërësisht në kontroll të ekzekutivit.
Sipas Berishës, kjo reformë shpërbëu drejtësinë dhe procesi i vettingut u përdor kryekëput për të larguar nga sistemi i drejtësisë ata që ishin me origjinë të djathtë, ata që ishin të jemi të hapur këtu, katolikë dhe nga veriu dhe kjo është e vërteta me statistikë.
Berisha: Çfarë ndodhi me reformën e drejtësisë? Më këtë reformë drejtësia u shpërbë. U vendos tërësisht në kontroll të ekzekutivit. Procesi i Vettingut u përdor kryekëput për të larguar nga sistemi i drejtësisë ata që ishin me origjinë të djathtë, ata që ishin të jemi të hapur këtu, katolikë dhe nga veriu dhe kjo është e vërteta me statistikë.
U përdor për luftë krahinore, për ndasi fetare dhe luftë klasore. Disponohen dokumenta të pakundërshtueshme por mbi të gjitha u përdor për të privuar qytetarët e këtij vendi nga e drejta e një procesi gjyqësor të drejtë dhe të ndershëm. Me këtë reformë shkatërruan dy gjykatat kryesore, shkatërruan Apelin dhe prokuroritë. Sot kriminelët dalin nga burgu pasi nuk ka prokurorë që të mari në dorë dosjet e tyre.