CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

“Të hënë demokratët, të martë socialistët”

Nga Agim XHAFKA

E vendosa në thonjëza titullin nga që nuk është gjetja ime. Por thënia e Ismailit, një fqinjit tim socialist. Dhe nga këta të majtët 24 karatësh.

-Gjithnjë kam votuar për PS. Gjithnjë – thotë si prolog të shpjegimit të mëtejshëm.

Nuk ka ndërruar dorë, thuhet popullorçe për Ismailin. Për herë të parë ai miraton protestat e PD para kryeministrisë. Dhe jo thjesht me një tundje koke, por me zë të lartë. E si për ta vulosur pohimin e tij thotë:

-Në protestë ndaj kësaj qeverie duhet të dalim edhe ne socialistët. Në se demokratët kanë caktuar ditën e hënë, ne të protestojmë të martë, shprehet ai.

Dhe ka të drejtë. Sipas tij më shumë ndaj Ramës duhet të bërtasin të majtët. Se në politikë mund të gënjesh kundërshtarin në fushatë, por jo militantët e tu. Po mbushen 13 vite që çmimet rriten me herë e pagat shtohen me qindarka.

Që pensionet nuk lëvizin, që emigracioni është shtuar, që mjekësia falas na griu nga lekët, që arsimi përtokë, që rrugët po vidhisen rrëpirave, që ajri helmon dhe elefantët, që plazhet janë të ndotura, që prona po vidhet, që oligarkët gëlltisin buxhetin.

E kur na mori votat, thotë Ismaili, na tha gjëra të bukura. Por nuk na tha kund që do vidhte e grabiste. Se një qeveri që gjysma i fle në burg nuk merr vota në se nuk mashtron popullin.

Ai ka nervozizëm në shpjegim, por ka vendosmëri. Ose do protestojmë dhe ne socialistët, ose ai do bashkohet me miqtë e tij në

PD, thotë. Shqiptarë janë dhe ata, por ne të majtët Rama na ka mashtruar më rëndë, mbyll arsyetimin.

Si Ismaili janë shumë. Të zhgënjyer, të varfëruar e të indinjuar. Pakënaqësi masive.

About Redaksia

Check Also

Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor …