Alizoti: PD në një krizë të hershme për shkak të Lulzim Bashës, Berisha është shumicë!

Deputeti Tomorr Alizoti deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, PD ndodhet në një krizë të hershme për shkak të Lulzim Bashës.

Alizoti theksoi se në krizën aktuale të PD ku grupet janë të përçara, do të ishte mirë që grupi parlamentar të mbante qëndrime të unifikuara. Deputeti Alizoti u shpreh se opozitën nuk e zgjedh dot pozitia, por shoqëria dhe populli.

Sakaq, për deputetin Tomorr Alizoti Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha kanë mbështetjen më të madhe dhe janë shumicë në PD, dhe kjo është fakt.

“PD nuk mund të mbante njerëz të pavotueshëm. Njeriu që ka qenë gjithmonë i votueshëm ka qenë Berisha, del, dhe votohet. Aftësia e tij politike, qëndron përmes votës. Kush ka më shumë ndjekës, është më efikas në politike”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda në Dogana/ Si Gazheli përjashtohet sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të …

Leave a Reply