Një i ri protestues që mori fjalën në platformën para godinës së Qeverisë, u bëri thirrje bashkëmoshatarëve të marrin në dorë fatet e vendit.
Në fjalën para të pranishmëve në protestën e kësaj të hënë, i riu pati dhe një thirrje për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku që pas përgjimeve të bëra publike dhe që e demaskuan atë, të marrë me vete në qeli edhe kryeministrin Edi Rama, i cili vijon ta kërcënojë.
“Ky sistem po kalbëzohet çdo ditë e më shumë. Bukuroshe Balluku, bëji një nder vetes, merre me vete në qeli atë që të kërcënon, pas përgjimeve skandaloze që të dolën në shesh. Në këtë datë duhet të festoja 25 vjetorin tim, por s’mundem.
Ne rinia sot s’kemi fatin e fëmijëve të politikanëve, jam si shumica e shqiptarëve që i keni vënë shqelmin në fyt, keni varfëruar, keni shkatërruar arsimin e shëndetësinë.
Ftesa ime, të dalin me guxim, t’i largojmë këta demonë e të shpëtojmë Shqipërinë, e cila duhet të drejtohet nga njerëz që minimalisht janë humanë dhe e u dridhet zemra, të bëhemi bashkë të shpëtojmë nga kjo gjendje”, tha ai.
Gazeta RD