Berisha: Kjo është rruga Qukës – Qafë Plloçë që nga 73 milionë shkoi në 360 milionë euro!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me prishjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, vetëm 2 muaj pas inagurimit të saj nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Në postimin e tij në Facebook Berisha shkruan se, kjo është rruga Qukës- Qafë Plloçë që nga 73 milionë euro shkoi në 360 milionë euro.

Reagimi

Superskandal! Kjo është rruga Qukës- Qafë Plloçë që nga 73 milionë euro shkoi në 360 milionë euro. Rruga që shembet vetëm disa muaj pas përfundimit është ndërtuar nga Kompania e 2T, që është dhe kompania që ka ndërtuar dhe Pallatin në pajë, pallatin e Zonjës Rama pa asnjë fature tatimore, ndërtimore, bankare etj.

 

About Redaksia

Check Also

“Shtëpia e re tek Air Albania”/ Dëshmia: Si i fshehu pasuritë ish-drejtoresha e AKSHI-t!

Emisioni Në Shënjestër Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën …