Nga Iva V.GRILLO
Ka disa javë që duket qartë që narrativa me integrim, dashuri pa kushte me Evropën, etj janë komardarja e shpëtimit që po kërkon Rama për të ruajtur kokën e tij… se nga çfarë rreziku, më mirë se të gjithë e di ai, pavarësisht se ne mund t’a marrim me mend.
Por që të pretendohet që marrëdhënia e BE me Shqipërinë dhe rruga e integrimit u varkërka nga një person i vetëm, që për më tepër është nën hetim penal… kjo vetëm nga propaganda rilindase mund të artikulohet në mënyrë kaq qesharake.
BE e di më mirë se kushdo se një proces aq i standartizuar nuk mund të varet nga një person i vetëm, ndaj edhe përfaqësuesit e vet në Tiranë duhet të reagojnë dhe të distancohen hapur nga një pretendim kaq absurd dhe abuziv i Tiranës zyrtare.
Përdryshe do të lejojnë me vetëdije që procesi i integrimit dhe ata vetë për të disatën herë të përdoren si gjethe fiku nga një grup të strukturuar kriminal i cili i bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve dhe sidomos të qytetarëve europianë.
Zyrtarë të BE-së në Bruksel dhe Tiranë janë të paralajmëruar me kohë që po mbështesin një regjim kleptomanësh… tashmë nuk kanë asnjë alibi se “nuk dinim, nuk pamë, nuk dëgjuam”…

Gazeta RD