Katastrofa me plehrat nga Shqipëria në Dubrovnik

Një denoncim i ardhur nga mediat lokale të Dubrovnikut bën me dije se disa herë gjatë vitit, prej vitesh, erërat e forta jugore, rrymat detare dhe dallgët sjellin në bregdetin kroat mbeturina që vijnë nga Shqipëria.

Sipas një banori të intervistuar nga mediat lokale, kjo ndotje masive përsëritet çdo vit. Shkaku kryesor lidhet me rrymat detare dhe kushtet e motit, sidomos gjatë dimrit, të cilat shtyjnë drejt Kroacisë sasi të mëdha mbeturinash që, sipas autoriteteve kroate, vijnë nga Shqipëria.

Problemi është i njohur edhe në nivel të BE-së: Shqipëria riciklon shumë pak, ka vendgrumbullime masive mbeturinash në qiell të hapur, dhe një pjesë e tyre përfundon në lumenj, duke përfunduar më pas në Adriatik.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: PD do i përmbahet motos së ripërtëritjes, javën tjetër mblidhet Këshilli Kombëtar për organigramën drejtuese

Anesti Barjamemaj, A2CNN: Zoti Berisha, të ndalemi pak te dy fundet e dy përgjigjeve tuaja. …