Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, tha se, mesazhi i Trump dhe sekretarit Rubio për luftën ndaj karteleve, inkurajim për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim.
Ai theksoi se, lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës janë tashmë të padiskutueshme dhe se të pranishmit në takime me të, përfshirë përfitimin e licencave për kazino dhe hotele, dëshmojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të qeverisë me organizatat kriminale.
“Lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, tashmë janë të padiskutueshme. Ata të cilët presidenti Trump i ka cilësuar si organizata terroriste si Sinaloa e Meksikës, kanë qenë të pranishëm në takime me Edi Ramën, kanë përfituar licenca kazinosh dhe hotelesh.
Përveç kësaj, çarteri nga Tiranë në Aruba me qeveritarë, ku mundet dhe vetë Edi Rama, por nuk i kam të dhëna të sakta, për tu takuar me bosët e karteleve të drogës në Aruba janë dëshmitë më flagrante të bashkëpunimit direkt të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Unë dua të ju them ju, se Ergys Agasi është bërë famoz në mbarë botën dhe në këtë kontekst, mendoj se mesazhi i urimit të sekretarit Rubio dhe të presidenti Trump, prek apo trajton problemin më themelor që kemi sot ne si komb apo si vend, drogën, krimin dhe luftën kundër tyre.
Kjo përbën një inkurajim në përpjekjen tonë të madhe për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim i bazuar në drogën dhe krimin”, tha Berisha.
Gazeta RD