“Mashtrues publik”!/ Bardhi: Rama, zyrë avokatie për të pandehurën Balluku!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Edi Ramës i cili tha se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra është unike në historinë e Europës dhe një shpikje e padëgjuar ndonjëherë.

Bardhi e cilëson Ramën një mashtrues publik që shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku.

Reagim i Bardhit

MASHTRUES PUBLIK!

Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i BIRN/ 6 agjentë të FBI mbërrijnë në SPAK, përgatitet një megaoperacion

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin Jashtë Kontrollit në NTV TELEVIZION me moderator Red Varaku, avokati …