Krimi më i madh, dështimi i shtetit të partisë-shtet të Ramës!

Nga Luçiano BOÇI

Në Elbasan u vra një biznesmen.
Krim i pastër.
Por krimi më i madh është dështimi i shtetit të partisë-shtet të Ramës.
Qyteti jetojn nën frikë, ndërsa qeveria shfaqet vetëm për dekor dhe konferenca.
Këtu buzëqeshjet janë të shtangura.
Mërmëritjet kanë zëvendësuar fjalët.
Dhe përshëndetjet janë parrulla.
Krimi vret lirshëm, është në habitatin dhe pushtetin tij.
Qytetarët vijojnë nën heshtjen ulëritse, të pambrojtur.
Çdo herë përsëritet e njëjta histori.
Krimi godet.
Qeveria hesht ose justifikohet.
Është thjesht “person në dijeni” si Kryemistri, që s’jep llogari.
Elbasani dhe Shqipëria meritojnë siguri, jo propagandë. Shtet që funksionon, jo shtet që fshihet.
Ky është rezultati kur rendi braktiset dhe krimi bëhet polici i shtetit.
Trafiqet e shumta gërshëtohen me trafiqet e interesave politike, ku autorët janë pushteti dhe policia.
Ky rend politik antiqytetar duhet ndryshuar dhe përmbysur.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Përplasje në Kryeministri mes hetuesve të BKH dhe Gardës/ Rama konfirmon se nuk i lejoi

Oficerët të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në Kryeministri dhe atje ka ndodhur …