Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Në fjalën e tij pas daljes nga SPAK Berisha tha se, Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese në fushën e narkotikëve, po pinin kafe me Dumanin, ndërsa në Portin e Diurrësit nuk kapet asnjë sasi droge.
“Aty nuk ishte pushim.
Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë.
Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.
Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.
Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.
Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.
Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”, tha Berisha.
Gazeta RD