Berisha: Altin “Troplini”, nga prokuror është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin “Troplini”, nga prokuror është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra!

Berisha tha se, edhe deklarata e Këshillit të Lartë Gjyqësor, lidhur me rastin e gjyqtares Gjoka, ishte mburojë mbrojtjeje për të.

Duke folur për rëndësinë e figurës së gjyqtarit për një shtet, Berisha tha se askush nuk pajtohet me mohimin nga Gjoka si e dënuar në shtetin Helen.

“Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar. Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini’, theksoi Berisha gjatë fjalimit para SPAK për gazetarët.

Tani, përsëri do kthehemi tek ikona e drejtësisë të Troplinëve dhe Altin Troplinit, Irena Gjoka.

Në mars të vitit 2024, gazeta Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia.

Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, fytyra e vërtetë e qeverisë së drejtësisë.

Kush ishte kjo?

Në atë kohë ka qenë Llagami mos gabohem.

Llagami, e cila për qytetarët deklaron se nuk ka drejtësi,kurse për vete merr me procese të shpejtuara 3 milionë euro shpërblimin për pronat e veta.

Natyrisht pronat kanë qenë të familjes, nuk mojohet, por që t’i marrësh ato me një shpejtësi të rrufeshme, vetëm ajo e ka bërë këtë.

Ndaj dhe bënte deklaratë në mbrojtje të Irenës.

Me 4.5.2024, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës.

Me 7 maj 2024, pra para 20 muajsh, prokuroria deklaron se po nis hetim të thelluar.

Pra, prej 18 muajsh e mban në sirtar hetimin pa asnjë rezultat. E ka futur në turshi.

Ky është ligji për këta.

Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju o qytetarë me rrogat më të lartat në Europë.

Ne nuk i kemi votuar kurrë këta.

Këta nuk i kemi votuar.

Unë po bëj fjalë për persona, sepse këtu meqenëse doni, absolutisht ka njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz që kanë dëshirë të bëjnë ligjin.

Do ishte gabim të mendohej se janë të gjithë Troplinë apo Irena Gjokë, por ky është një binom. Troplini mendon Gjokën, vetëm një si Altin Troplini mund të bëjë një gjë të tillë, të pranojë një delinkuente si Irena Gjoka, duke e ditur se diskrediton cdo ditë gjyqtarin, prokurorin, por duke qenë peng që të dy, nuk kanë interesa të tjera, përveç interesave të tyre personale.

Me një fjalë, janë dy faqezinj, që kërkojnë t’u nxijnë faqen të tjerëve.

Por të tjerët nuk janë si ata. Të jemi realistë sepse do ishte gabim të mendonim se të gjithë ata punonjës aty kanë moralin e Pojës së Skapit apo të Irena Gjokës.

Me datën 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet për Irenës, por edhe për dënimin e saj penal të formës së prerë.

Me datën 5 maj, paraqita këtu para jush vendimin me vulë apostile. Para dyerve të Skapit.

Me datën 5 maj 2025, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar. Pra, a ka më faqezezë se kjo?

Gjykatësja është një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet. Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar.

Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini.

Ajo mohohet që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë për portalin BIRN.

Mos harroni se ky mohim do të thotë dyfishim i krimit të kryer.

Sepse fshehja në formularin e vetingut dhe të dekriminalizimit, fshehja tek ILDKPKI, të gjitha këto përbëjnë krime në vetvete secili prej tyre.

Pardje, siç e dëgjuat, një ministër i qeverisë rumune, vend anëtar i BE, dha dorëheqjen vetëm e vetëm se nuk kishte pasqyruar një ndodhi të tij në formularin e deklarimeve në ILDKPKI.

Por natyrisht ai është një ministër, një njeri i qytetëruar që merr përgjegjësi për gabime apo fajin që ka kryer, kurse këtu kemi të bëjmë me kriminelë që fshihen prapa krimeve të tyre dhe mbrohen nga njeriu që paguhet për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga krimi.

Pra, nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Përplasje në Kryeministri mes hetuesve të BKH dhe Gardës/ Rama konfirmon se nuk i lejoi

Oficerët të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në Kryeministri dhe atje ka ndodhur …