Berisha: PD ka forumet e saj ku anëtarët apo drejtuesit mund të shprehin mendimet apo kritikat e tyre

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka strukturat dhe forumet e saj ku çdo anëtar, drejtues apo mbështetës mund të shprehë lirisht opinionet dhe kritikat e tij.
Kreu i PD theksoi se, ka pritur dhe pranon çdo takim me anëtarët e PD-së, duke nënvizuar se mendimet duhet të diskutohen brenda forumeve të partisë, pa penguar shprehjen publike në media.
“Së pari unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim, ose persona që i thërras për arsye pune.
Së dyti kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues, mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.
Natyrisht duke thënë këtë nuk kam ndërmend ti them asnjë njeriu që ato mendime të mos i shprehë publikisht edhe në mediat e qeverisë, apo ku të duash.
Por normale në një parti, kudo është, që mendimet, propozimet, opinionet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë.
A kam pritur, po. Kanë ardhur prej tyre, kanë ardhë vetë. Nuk kam thirrur asnjërin prej tyre, normal. Se një kafe, një kafe. Por kanë ardhur dhe kanë biseduar.
E kam thënë dhe e them, ato janë personalitete të çmuara të PD-së. Natyrisht PD si çdo forcë tjetër politike në Shqipëri, Europë, botë, ka aktivitetet e saj brenda forumeve të saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Përplasje në Kryeministri mes hetuesve të BKH dhe Gardës/ Rama konfirmon se nuk i lejoi

Oficerët të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në Kryeministri dhe atje ka ndodhur …