Një qyetar nga Mirdita ka marrë fjalën në protestën që po mbahet pasditen e sotme para Kryeministristë.
Qytetari, ka akuzuar qeverinë se i ka lënë në harresë dhe i ka varfëruar pensionistët. Ai thotë se me pensionet e sotme nuk blen dot as ilacet, ndërsa e ka cilësuar situatën aktuale si një ‘katrahurë’.
“Më ka takuar shpeshherë të jetoj me pensionistë. Qahen pafund nga halli se si t’ia dalin me një pension 100 deri 200 euro. Më thoni ju si mund të jetojë një pensionist me kaq kur ilaçet i shkojnë 200,000 lekë ose 200 euro. Se tani ka shkuar euro, leku ka shkuar aty, aty bile.
Me shkue diku për të shëndosh me 50 euro ta, nuk ta dinë për gjë fare sepse ka ra poshtë 50,000 lekëshit. Kështu që, shihni çfarë na kanë bërë. Edhe euron e kanë zhvlerësuar..
Më ka takuar të flas edhe me pensionista që janë shumë socialistë dhe që nuk vijnë këtu sepse kanë një fëmijë në administratë, kanë një nip, një mbesë, diku që punon. Dhe janë tmerrësisht, janë tmerrësisht të trembur, të irrituar sepse nuk ia dalin dot ta përballojnë këtë lloj, këtë lloj katrahure që kemi në drejtimin e shtetit tone”, u shpreh qytetari.
Gazeta RD