PD nuk do të përçahet/ Alimehmeti: Duhet hapje dhe meritokraci

Ilir ALIMEHMETI

Në 3 orë takim nuk zgjidhen problemet e 35 viteve, jam kundër djegies së etapave. Nuk funksionon, ka regulla. U përmend një fjalë që për mua është e rrezikshme, përçarja. Kam hyrë në PD në prill të 2022 kur PD ishte më e përçarë se kurrë, më e shantazhuar se kurrë. Kam hyrë në ditën më të keqe të PD, nuk duhet të kthehet më.

Në asnjë lloj forme. E megjithatë, ai grupazh pas disa shinave për një hapje, meritokraci, rithemelim dhe prodhoi një protestë të 7 korrikut 2022.

Këto 3 premtime duke mos u mbajtur pjesërisht apo plotësisht ka bërë që një pjesë e madhe e ndjekësish që vazhdojnë besojnë te PD, te rrotacioni politik, kjo ndodh nëse rikthehemi tek këto 3 parime, tek Rithemelimi, hapja dhe meritokracia.

Ne kemi vështirësi të shkojmë te strukturat ta diskutojmë. Partia nuk funksionion me individualitete por me forume. Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.

Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse.

Unë kam thënë se ka një distancë shumë të madhe midis drejtuesve të PD dhe bazës. Ka një largim, këta dhe këta janë në linja komplet të ndryshme. Njerëzit brenda PD, drejtimi dhe baza janë shumë larg. Shumë mirë që Berisha do të shkojë të takojë strukturat.

Shumë mirë që zbret në strukturat, dhe unë personalisht këtë i kam thënë, që duhet zbritur. Pse nuk e bëjnë të deleguarit e tij në qarqe, por e bën ai? Ai ndoshta zbret, por ata të tjerët nuk e di nëse i presin. Ndaj detyrohet ta bëjë kryetari i partisë

Nga ana tjetër ne e kemi të lehtë të takojmë strukturat, të mbledhim cilindo që ka bindje opozitare, që mund të atashohet. Ne e bëjmë të lehtë dhe këtë e tregon mbështetja e njerëzve, në politikë ky është tregues/

Duhet të vijë dhe Berisha më shumë në kontakt me strukturat, se ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …