Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet Ramës për Ballukun

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në themel, kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ishte ky Kolegj, i cili vendosi që kërkesa për shqyrtimin e rastit Balluku, plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u trajtuar nga trupa gjyqësore.

Tanimë çështja do të gjykohet në themel nga Gjykata Kushtetuese me 8 togat e zeza në seancë plenare.

Në ditët në vijim do të pritet nga kjo trupë gjyqësore se si do të ndahen votat për rastin e Ballukut, ndërsa qeveria ankimoi vendimin me argumentin se pezullimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa qeveria ka ankimuar vendimin në Kushtetuese, duke argumentuar se pezullimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Një ditë para marrjes së vendimit të treshes së gjyqtarëve të Kolegjit të Kushtetueses shefi i qeverisë u dërgoi anëtarëve të kësaj gjykate një tjetër mesazh paralajmërues.

Komentet për procesin në Gjykatën Kushtetuese, Kryeministri i paraqet si detyrim ndaj atyre që e kanë votuar, edhe pse prej një muaji nuk ka zbatuar detyrimin për të sqaruar opinionin publik mbi qëndrimin e tij lidhur me aferën prej 190 milionë eurosh të tunelit të Llogarasë.

About Redaksia

Check Also

Si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria …