Fundi i pashmangshëm i “Rama-4″/ A do i mjaftojë koha e ‘fituar’ me procedurë?

Ardit ZENELI
Çdo lëvizje juridiko-politike mbi Dosjen Balluku’ përshpejton fundin e pashmangshëm të qeverisë ‘Rama 4’. Catch 22!
Siç po shihet, çdo orë e më shumë ka zhvillime me ‘dosjen Balluku’ nga ana e qeverisë shqiptare me Ramën në krye.
S’po gjen karar me asnjë. Sikur për herë të parë publikisht s’po e ‘ashtu’ asnjë ashtu siç ai do.
U detyrua të dali publikisht personalisht me sharmin prej një ‘qeni sulmi Sorosian’, që sulmon Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, për një Zëvendësen e tij që po faktohet juridikisht, me vendim të GJKKO, si ‘hajdute e mbi 50 milionë euro me një dorë’, te tuneli Llogarasë.
A thua se Rama po e shantazhon Kushtetuesen për ndonjë marrëveshje Anti-Kombëtare që ia kanë lënë qeveritë e mëparshme dhe ky po e shfuqizon, si p.sh. marrëveshja kriminale për Detin e Shqipërisë, do ishte mirë të bëhej presion pozitiv për Transparencë!
Por jo! Nuk kishte pas gjum në sy prej ditësh u duk me ato video horror, ku zgurdullente i tëri si ‘cub’ pas ekranit!
Sot, Belinda Balluku, Nr. 2 i Ramës, e Pezulluar me vendim të GJKKO për vepra penale me vlera mbi 50 milionë euro, ka ankimuar vendimin! Veprim i pritshëm ligjërisht për një qytetar përballë drejtësisë.
Por JO për ZëvendësKryeministrin dhe Kryeministrin e Shqipërisë! Këtu jemi shumë larg!
Politikisht brenda dhe jashtë vendit, Rama po humb me vetëdije, po sakrifikon votuesit dhe mbështetësit fiananciar, duke i shpërdoruar me ‘mbrojtjen e Ballukut’, kur në të vërtetë po mbron veten, duke fituar kohë me procedurë.
Kjo punë siç ka nisur, Balluku nga tuneli i Llogarasë, se është dhe ai i ‘Arbrit’, kaloi me 2 çështje me drejtësinë speciale, edhe nja 400 e ca milionë euro nga ‘Unaza e Madhe e Tiranës’.
Po sikur në një rast hipotetik, radhën për tu pyetur nga drejtësia, ta këtë Rama, çfarë ndodh?!
A do paraqitet Rama? Apo s’do paraqitet dhe do e kundërshtojë në Kushtetuese?
Çfarë mendojnë konstitucionalistët shqiptarë, gardianët e Kushtetutës së Shqipërisë nëpër banaqe televizive?
Fijet e Ramës po tërhiqen gjithandej ku i ka pas lëshuar pa frena përgjatë 12 viteve në krye të Narko-Shtetit të ndërtuar prej tij.
Pranvera është stina e ripërtëritjes, por qielli duket i egërsuar dhe Viti i Ri duket i ashpër për Ramën. Shkurti thonë që ‘shkurton’.
Shqipëria ka plot shqiptarë që mund të jenë të Ndershëm, Patriot, Punëtor, Modern apo Tradicionalë, që mund të jenë në postet e larta të shtetit shqiptar, meqë jemi dhe rrugës për në Bashkimin Europian, sipas propagandës së paktën.
Kjo po i përplaset Ramës çdo moment në fytyrë nga të vetët e etur për rënien e tij, si p.sh. Tak Ngjela që kishte kërkuar diskretitimin e tij, pastaj me radhë deri te demokratët që e kanë denoncuar prej 1 dekade tashmë, si e keqja më e madhe e Shqipërisë.
Kemi para një muaj plot festa por edhe zhvillime.
Presim! Koha me procedurë ka skandencë!

About Krye Redaktor

Check Also

Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr.1 ku ndodhen 10 të arrestuar

Protestuesit ndryshuan strategjinë sot në ditën e 94 të protestës. Ndryshe nga ditët e tjera …