PD letër KE dhe PE: Amnistia fiskale rrezik për Shqipërinë, cënon marrëdhëniet me BE!

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, në lidhje me amnistinë fiskale në të cilën pretendon se përbën rrezik për Shqipërinë

Deputetja Jorida Tabaku thotë se javën e kaluar ka informuar zyrtarët për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend.

Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale.

“Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem. Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaron Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria …