Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp rrëfeu një skenë e papërsëritshme në takimin në Kryeministri mes Edi Ramës, Lubia Ballukut dhe Ulsi Manjës, ku Lubia i tha Ulsiut “më shih pak në sy” dhe ai e qepi.
Berisha tha se, Rama dhe Balluku kishin rënë dakord të thërrisnin për t’i dhënë këshilla Ulsi Manjës, i cili, sipas tij, mbajti anën e Ramës gjatë takimit.
Berisha: Tani, para se të merrni ju fjalën, unë do u tregoj këtë skenë.
Skenë e papërsëritshme.
Meqenëse Rama i thoshte se nuk më lejon ligji ta bëj këtë, ta çoj në Gjykatë Kushtetuese, bien dakord të dy që të thërrasin për të urtë Ulsiun.
Kjo është e vërteta, dhe Ulsiu, siç e dini, kontrolloni kamerat tuaja, pas njëfarë kohe shkoi dhe u fut në takim.
Ulsiu, natyrisht, mbajti anën e Ramës.
Çfarë i tha Lubia.
“Më shih pak në sy ti mua? Ulsi, më shih pak drejt në sy”.
E meku, e qepi.
Kaq!
Kjo skenë, muret nuk kanë vetëm veshë, muret kanë edhe sy.
Kaq!
Gazeta RD