Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se nisma e tij e Foltores lindi si një akt i domosdoshëm për të shpëtuar Partinë Demokratike nga kontroll mafioz i Edi Ramës.
Në deklaratën për media Berisha sqaroi se, Foltorja u krijua brenda strukturave të PD-së për shkak se drejtimi i atëhershëm i partisë, sipas tij, kishte tradhtuar kauzën e demokratëve dhe kishte hyrë në varësi politike e juridike nga qeveria Rama.
“E bëra brenda strukturave për faktin se kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve.
E bëra për të shpëtuar PD-në nga kontrolli mafioz i Edi Ramës dhe të tjerëve, dhe i sorosianëve.
E bëra sepse Edi Rama i kishte hapur dy procese Lulzim Bashës, njërin për Toyota Yaris, tjetrin për Nik Muzinin dhe çonte Engjëll Agaçin dhe e gradonte si donte.
E bëra për të shpëtuar forcën kryesore të opozitës nga kontrolli mafioz i Edi Ramës…
…Jo, nuk kam 30 vite. Unë jam modeli i dorëheqjes në Shqipëri. Kam dhënë dorëheqje si President i Republikës, kam dhënë dorëheqje si kryetar partie, kam dhënë dorëheqje si kryeministri vendit.
Kam drejtuar opozitë, pastaj kam dalë pothuajse një deputet i thjeshtë. Jo, nuk është ashtu.
Unë përsëri po luftoj për një mision në kushte shumë të vështira, mbrojtjen e votës së qytetarëve.
Ajo është realizuar në konceptin që kam unë për mbrojtjen e votës.
Tani vazhdoj misionin për të përmbysur së bashku me shqiptarët, për të motivuar shqiptarët të çlirohen nga kjo diktaturë.
Kaq!”, tha Berisha.
Gazeta RD