“Shqipëria ka rënë në diktaturë”/ Deklarata e fortë në Kongresin amerikan

PD shpërndan deklaratën e Joseph në Kongresin Amerikan

Në një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ka denoncuar arrestimin dhe persekutimin politik të Sali Berishës dhe liderëve të tjerë të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai iu referua edhe raportit të OSBE-ODHIR për farsën elektorale të 11 majit në Shqipëri.

Joseph u tha antarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan:

“Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë themelore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të prapambetura, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin e publikut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për intimidim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve të administratës, raste intimidimi dhe blerje votash, si dhe probleme me fshehtësinë e votimit.

Ndërsa SHBA vijon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje mbi sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik”.

About Redaksia

Check Also

Izolimi i regjimit/ Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosin sanksionet e para ndaj Ramës

SHBA pezullon vizat ndërsa Bashkimi Europian pezullon fondet për regjimin e Tiranës. Këto janë snaksionet …