Këlliçi: Si u zhdukën 22 mln euro nga projektet e Kolegjit të Europës në Shqipëri

Një ditë pas arrestimit të ish-shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për një aferë financiare prej 3.2 milionë eurosh që lidhet me tenderat e Kolegjit të Europës, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare.

Këlliçi deklaroi se, skema korruptive e zbuluar në Bruksel ka degëzime edhe në Tiranë, ku sipas tij, janë zhdukur me rreth 22 milionë euro fonde publike.

Sipas tij, edhe Bashkia e Tiranës ka humbur rreth 5 milionë euro të përdorura për projektet e kampusit të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Policisë.

Postimi i Këlliçit

Nëse Federica Mogherini u arrestua për 3.2 milionë euro, kolegët e saj në Shqipëri, zhdukën me magji 22 milionë euro për këtë aferë. Kolegji i Europës nuk ju ka kushtuar miliona vetëm taksapaguesve të BE-së, por edhe atyre shqiptarë, më së shumti të rinjve.

Me një VKM të 13 marsit 2024, qeveria e Edi Ramës devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë, duke i përdorur ato për ndërtimin e Kolegjit të Europës.

Gjithashtu, ky vendim i qeverisë zhduku edhe rreth 5 milionë euro të përdorura nga Bashkia e Tiranës për hartimin e projektit të kampusit të Universitetit të Tiranës, “Ndërtim i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtim i Akademisë së Policisë”.

Mesa duket të korruptuarit e Tiranës janë integruar më së miri me aleatët e tyre të korruptuar europianë.

I mbetet popullit shqiptar, qytetarëve tanë të vjedhur e të grabitur në mënyrë të përditshme, të ngrihen në lartësinë e çdo qytetari të zakonshëm europian dhe të ndëshkojnë zyrtarët abuzues në Shqipëri, për aferën skandaloze të Kolegjit të Europës dhe jo vetëm!

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …