PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për çështjen Balluku, PS nuk pranon!

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për çështjen Balluku, por mazhoranca e rrëzoi këtë kërkesë. Kreu i kuvendit Peleshi, duke justifikuar vendimin tha se, çështja është në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se, Rama duhej të vinte të jepte llogari por ai nuk vjen sepse është mësuar të flasë me veten dhe vetëm në video me veten e nuk do njeri përballë se nga mëngjesi në darkë është mësuar tu thotë shqiptarëve vetëm gënjeshtra.

Rama duhet të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme të mbajë të pandehur një zv/kryeministre. Pse gënjen kur thotë është bllokuar puna e qeverisë. Duhet ë vijë këtu por nuk vjen dot se është mësuar të flasë me veten dhe vetëm në video me veten e nuk do njeri përballë se nga mëngjesi në darkë është mësuar tu thotë shqiptarëve vetëm gënjeshtra.

Pasi u hodh në votim kërkesa e PD-së u rrëzua me 17 vota pro e 74 vota kundër.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …